Site icon Telegrafi

Ronaldo: Natë magjike për ne, tragjike për Juventusin

Cristiano Ronaldo beson që Real Madridi është më i fortë se Juventusi. 

Madridi janë duke kërkuar trofeun e dytë me radhë në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo është i bindur në fitore.

“Si e shoh të shtunën në mbrëmje? Me [Madridin] duke e ngritur kupën në qiell”, ka thënë portugezi për Fox Sports.

“Unë do të bëja një lojë të keqe, por Reali do ta fitoj Ligën e Kampionëve”.

“Juventusi është një ekip i shkëlqyer, do të jetë një përplasje e balancuar, por unë jam i sigurt se Real Madridi është më i fortë dhe ne duhet ta provojmë këtë në fushë”.

“Unë shpresoj që të jetë një natë magjike për ne dhe një tragjike për Juventusin”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version