Site icon Telegrafi

Ronaldo mungon ndaj Brescias

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e të dielës kundër Brescias, pasi trajneri ka vendosur t’i japë pushim.

Nuk ka pasur njoftime për ndonjë problem fizik për superyllin portugez, i cili i ka shënuar 24 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Duket se Maurizio Sarri ka vendosur t’i japë pushim pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit që përfundoi baras (1-1).

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Douglas Costa, Federico Bernardeschi, Sami Khedira, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, vazhdojnë të mbesin jashtë për shkak të lëndimeve.


Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen ndaj Brescias:

Szczesny, De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Pjanic, Ramsey, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Bentancur, Pinsoglio, Olivieri, Wesley, Buffon.


/Telegrafi/

Exit mobile version