Telegrafi

Ronaldo mund ta përfundojë karrierën te Al-Nassr, ku pritet do t’i ofrohet rinovimi edhe pas moshës 40 vjeçare

(Foto: Instagram/cristiano)

Te Al-Nassr besojnë se mund ta bindin Cristiano Ronaldon që ta përfundojë karrierën te klubi saudit, ku ai do t’i ketë mbushur 40 vjet në vitin 2025 kur edhe i skadon kontrata.

Superylli portugez kaloi në elitën e futbollit të Arabisë Saudite me një marrëveshje nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro në vitin.

Dhe sipas ESPN, zyrtarët e Al-Nassr besojnë se ku do të jetë klubi i fundit në karrierën mbresëlënëse të CR7, teksa planifikojnë t’ia vazhdojnë kontratën edhe pas vitit 2025.

(Foto: Instagram/cristiano)

Autoritet e futbollit saudit planifikojnë të përfitojnë nga prania e Ronaldos në aspektin e promovimit, prandaj do të dëshironin ta mbajnë sa më gjatë për shkak të ndikimit të tij të madh jashtë fushe.

Lexo po ashtu Ronaldo turpëron kundërshtarin në debutimin zyrtar te Al Nassr

37-vjeçari debutoi në fitoren prej 1-0 kundër Ettifaq të dielën, megjithëse nuk pati ndonjë paraqitjet për t’u lëvduar. Trajneri Rudi Garcia e paralajmëroi skuadrën që ta heqë nga mendja prezencën e superyllit në fushë. /Telegrafi/