Site icon Telegrafi

Ronaldo momente intime me Georginan në shtrat të jahtit (Foto)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po dëshmojnë se janë të dashuruar “gjer në vesh”.

Pas disa muajsh lidhje, modelja spanjolle është në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë dhe shumë shpejt do sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe të katërt për sulmuesin portugez.

Dyshja ka disa javë që po shijojnë pushimet në plazhet fantastike spanjolle të Ibizas.

Pavarësisht shtatzënisë, Georgina duket tepër në formë me bikinit e kuqe që i shfaqin akoma më shumë bukurinë trupore, ndërkohë që Ronaldo qëndron i shtrirë duke u relaksuar.

Paparacët kanë fotografuar një moment ku modelja 23-vjeçare e puth në ballë yllin e Real Madridit ndërsa futbollisti e ledhaton në trup. /Telegrafi/

Exit mobile version