Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë para disa muajsh ka folur rreth spekulimeve që e lidhin atë me femra të ndryshme.
Intervista e tij është shpërndarë shumë në ditët e fundit, pasi ka pasur spekulime se e ka tradhtuar partneren e tij, Georgina Rodriguez, gjatë kohës sa ishte shtatzënë.
Superylli i Real Madridit thotë në video se ai është mashkull që i qëndron besnik një femre kur është në lidhje.
“Njerëzit thonë se kam 20 femra, mirëpo unë e kam vetëm një”, ka thënë ai kur është pyetur për thashethemet që e lidhin me femra të ndryshme.
Modelja Natacha Rodrigues kishte deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon duke e tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë.
Ajo kishte pohuar se ka fjetur me futbollistin në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi kishin kaluar disa muaj duke i shkruar njëri-tjetrit.
Edhe modelja, këngëtarja dhe aktorja greke, Ria Antoniou, kishte thënë se ka pasur aferë me CR7, mirëpo nuk e kishte treguar kohën se kur ka ndodhur romanca mes tyre.
Në ndërkohë, këtë muaj, Georgina solli në jetë fëmijën e parë të përbashkët të çiftit, vajzën Alana Martina. /Telegrafi/