Juventusi e ka mposhtur Barcelonën në Camp Nou me rezultat 3-0 në kuadër të javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Me këtë fitore të thellë Juventusi ia rrëmben edhe pozitën e parë në grup.
Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa një gol e shënoi amerikani Weston McKennie.
Ronaldo doli të jetë lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4.
Alex Sandro (8.3) dhe Gigi Buffon (8.0), u vlerësuan po ashtu lartë për këtë ndeshje.
Ajo që bie në sy është se Lionel Messi është i vetmi lojtar i Barcelonës, që merr notë të lartë, duke u vlerësuar me 8.1.
Ter Stegen dhe Clement Lenglet kishin notën më të ulët me 5.4
Notat e lojtarëve të Barcelonës
Notat e lojtarëve të Juventusit
/Telegrafi/