Telegrafi

Ronaldo mesazh fëmijëve të Sirisë: Unë i famshëm, por ju jeni heronj – unë jam me juve! (Video)

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh emocionues për fëmijët në Siri.

Cristiano gjithmonë ka qenë përkrahës për fëmijët në Lindjen e Mesme, sidomos me iniciativa të sinqerta bamirësie, duke u dhënë atyre mbështetje të madhe.

Ylli i Real Madridit me anë të një mesazhi në Facebook ka shprehur përkrahjen e tij për të prekurit nga konflikti në Siri, duke i cilësuar fëmijët atje si heronj të vërtetë.

“Tung, kjo është për fëmijët e Sirisë. Ne e dimë se ju keni vuajtur shumë. Unë jam lojtar shumë i famshëm, por ju jeni heronjt e vërtet. Mos humbni shpresën, bota është me ju. Ne kujdesemi për ju, unë jam me ju”, u shpreh Ronaldo në këtë video.

Cristiano hapur ka dalë kundër sulmeve mbi civilët në Siri, ku lufta ka vrarë shumë fëmijë të pafajshëm, kurse bota u ngrit në këmbë sidomos pas luftimeve në Aleppo. /Telegrafi/