Telegrafi

Ronaldo me mesazh emocionues për Chapecoensen

Pas kritikave të shumta që mori për postimin e një fotografie qesharake në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo, ka gjetur momentin dhe ka ngushëlluar skuadrwn braziliane Chapecoense.

Portugezi është solidarizuar me të gjithë familjarët e viktimave në Brazil

Ylli i Real Madridit, Cristiano ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit me futbollistët e Chapecoensese.

“I shokuar pas tragjedisë që i ndodhi Chapecoenses. Solidarizohem me anëtarët e familjes dhe shokët e viktimave. Një përqafim për klubin dhe gjithë futbollin brazilian”, ka shkruar Ronaldo në Facebook.

Shumë yje i kanë dalë në mbështetje klubit brazilian.