Site icon Telegrafi

Ronaldo mbërrin në Madrid për t’u paraqitur në gjykatë rreth shmangies së taksave

Foto: AFP news agency/Twitter ‏

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në qytetin e Madridit për t’u paraqitur në gjykatë për evazion fiskal.

Autoritet spanjolle të taksave e kanë akuzuar portugezin se nuk 14.7 milionë euro taksa për të drejtat e tij të imazhit gjatë viti 2011 dhe 2014.

CR7 fillimisht mohoi akuzat, por tani pritet të pranojë fajin dhe të shpallet i fajshëm ku do të detyrohet të paguajë 18.8 milionë euro.

https://twitter.com/SergioRamosismo/status/1087643308233510912

Ronaldo mbërriti në Madrid së bashku me të dashurën e tij, Georgina Rodrigez, para gjykatës ishin mbledh shumë tifozë dhe normalisht ish-ylli i Real Madridit uk hezitoi t’i përshëndes.

Gjithsesi ai nuk u ndal për të folur për mediat, të cilat insistonin të merrnin një koment të shkurtë nga ai.

Lexo po ashtu Ronaldo dënohet me 23 muaj burg, por dënimi do të përkthehet në 18.8 milionë euro gjobë

Së bashku me qiftin ishte edhe avokati Jose Antonio Choclan, i cili do ta mbrojë Ronaldon në këtë rast.

Aktualisht CR7 po kalon në një formë të mirë tek Zonja e Vjetër ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version