Site icon Telegrafi

Ronaldo mban stërvitjen e parë si futbollist i Juventusit, kthehen nga pushimi edhe yjet e tjerë të mëdha

Cristiano Ronaldo ka zbritur në qendrën stërvitore të re të Juventusit të njohur si Continassa.

Ai ka kryer stërvitjen e parë me Juventusin për tu përgatitur për sezonin e ri.

Nga pushimi janë kthyer edhe emra si Gonzalo Higuain, Paulo Dybala, Douglas Costa, Juan Cuadrado e Rodrigo Bentacur.

Lojtarët janë parë të lumtur në tubimin e parë, ndërsa për Gonzalo Higuainin vazhdon të flitet për një largim të mundshëm.

Ata janë takuar edhe me Ronaldon, ndërsa janë bërë dhe testet e para mjekësore, për ta parë formën e lojtarëve.

Pjesa tjetër e skuadrës vazhdon të mbetet në përgatitje në SHBA, ku kanë kryer edhe dy ndeshje miqësore.

Ronaldo debutimin do ta bëjë në ndeshjen mes Juventus A dhe Juventus B. /Telegrafi/

Exit mobile version