Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u shpreh i lumtur për fitoren 0-2 në San Siro ndaj Milanit.
Ylli portugez foli edhe për përjashtimin e Gonzalo Higuain në fund të ndeshjes duke treguar se ai vetëm tentojë ta qetësojë situatën dhe se shpreson që argjentinasi mos të dënohet nga federata.
“Jam shumë i lumtur, posaçërisht për skuadrën, sepse si mysafir i Milanit është gjithmonë vështirë”, ka thënë CR7 për Sky Sport Italia.
“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është ndonjë akt historik, por është një fitore e rëndësishme pasi Napoli fitoi ndaj Genoas dhe ne duhet të mbanin distancën”.
“Higuain? I thash të qetësohet pasi ai rrezikoi edhe për një suspendim të mundshëm”.
“Nuk bëri ndonjë gjë, thjesht ishte i nervozuar se humbi ndeshjes dhe kjo është e kuptueshme. Shpresoj që mos të dënohet rëndë”, ka shtuar portugezi.
Juve ka gjashtë pikë më shumë se Napoli në vend të dytë dhe në xhiron tjetër luan kundër Spalit. /Telegrafi/
Here is the full view of the red card for #Higuaín , he wanted to fight #Ronaldo, OMG🔥😱#MilanJuve pic.twitter.com/fgyfFLg8Wa
— GoalsTV⚽️ (@goalstv3) November 11, 2018