Cristiano Ronaldo sërish është bërë temë e debateve të mediave botërore sportive.
Por, kësaj radhe futbollisti i madrilenëve nuk u bë temë e shënimeve të dy golave kundër Celta Vigos në fitoren 4-1, por e një gjesti gjatë lojës.
Para kësaj ndeshje u raportua se Barcelona ka paguar lojtarët e Celtas që të mos ta lejonin Realin të triumfojë në ndeshjen e xhiros së 37 të La Ligas, transmeton Telegrafi.
E pikërisht për këtë portugezi ka akuzuar kundërshtarët se kanë pranuar një çantë me para.
“Çantë, ti… me shumë para”, ishin fjalët e Ronaldos drejtuar Gustavo Cabralin, i cili u mundua ta ndalte me çdo kusht CR7. /Telegrafi/