Telegrafi

Ronaldo lidhet me një rikthim te Real Madridi, drejtori sportiv i Juventusit sqaron të ardhmen e portugezit

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka folur për të ardhmen e sulmuesit të tyre, Cristiano Ronaldo.

Emri i yllit portugez ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit duke u lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi.

Përveç këtyre skuadrave, ditëve të fundit është përfolur edhe një rikthim i Ronaldos në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Ronaldo do të përcaktojë të ardhmen e tij – derisa lidhet me një kalim te PSG ose United

Sipas gazeta Marca që sugjeroi sot (e shtunë) që Ronaldo mund të jetë duke kërkuar një ribashkim me Real Madrid.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ka mohuar një largim të lojtarit nga Torino.

“Çdo ditë lojtarët tanë lidhen me klube të ndryshme, kështu që ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje”, ka thënë Paratici. /Telegrafi/