Telegrafi

Ronaldo largohet nga Torino me aeroplan privat, udhëtimi i tij ndiqet nga shumë njerëz në kohë reale – destinacioni i tij nuk është Mançesteri

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka marrë fluturimin e radhës me aeroplan privat, pasi po largohet tashmë nga qyteti i Torinos.

Largimi i Ronaldos nga Juventusi tashmë është punë e kryer, pasi kanë ardhur konfirmime si nga drejtuesit ashtu edhe nga trajneri Massimiliano Allegri.

E ardhmja e tij thuhet se është në Angli, ku Manchester City shihet si favorit, ndërsa mund të ketë edhe një lëvizje befasuese te Manchester Unitedi.

Ronaldo tashmë ka marrë aeroplanin privat për t’u larguar nga qyteti i Torinos, pas bisedave të agjentit të tij me drejtuesit, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, destinacioni i fluturimit të Ronaldos nuk është qyteti i Mançesterit.

Sipas faqes së specializuar të fluturimeve Flightradar24, Ronaldo do të udhëtoj drejt qytetit të Lisbonës, ku do të qëndroj derisa të zgjidhet e ardhmja e tij.

Ky fluturim i Ronaldos ka ngjallur shumë interesim, teksa po ndiqet në kohë reale nga shumë njerëz.

Diku 4450 persona janë duke ndjekur në kohë reale fluturimin e Ronaldos, por kjo është larg nga interesimi që njerëzit kishin për fluturimin e Lionel Messit drejt Parisit.

Fluturimi i Messit u ndoq në kohë reale nga plot 130 mijë njerëz. /Telegrafi/