Telegrafi

Ronaldo largohet në janar nga United, por portugezi pritet t’i bashkohet rivalëve të Djajve të Kuq

Cristiano Ronaldo nuk ka të ardhme te Manchester United pas krisjes së marrëdhënieve me trajnerin Erik Ten Hag.

Sulmuesi portugez u përjashtua për derbin ndaj Chelseat, pasi në mesjavë nuk pranoi të futej në lojë ndaj Tottenham Hotspur.

E ardhmja e Ronaldos është larg United, por jo edhe larg kampionatit anglez Ligës Premier.

Sunday World ka raportuar se Chelsea ka ngjallur interesimin për portugezin i cili ishte shumë afër t’i bashkohej londinezëve edhe në afatin kalimtar të verës.

Ishte tanimë ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchell që refuzoi mundësinë të nënshkruante me Ronaldon pasi i tha klubit se portugezi nuk është në planet e tij.

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly e pëlqen shumë luzitanin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të shikojnë mundësinë të nënshkruajnë me të qysh në afatin kalimtar të janarit.

Chelsea ka nevojë për një sulmues dhe Ronaldo mund t’i garantojë shumë gola londinezëve për t’i arritur objektivat.

Gjithashtu dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve janë ndër klubet e pakta që mund t’i përmbushin kërkesat financiare të portugezit.

United është gati ta prishë kontratën e Ronaldos vetëm e vetëm që të heqë barrën nga paga e majme e tij prej 25 milionë eurove në vit. /Telegrafi/