Cristiano Ronaldo bën gjithçka për të luajtur në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
Edhe pse trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se pothuajse nuk ka asnjë mundësi që portugezi të luajt në “Amsterdam Arena”, por që portugezi po këmbëngul që të paraqitet më 10 prill në fushat e blerta.
Aktualisht është duke rimarrë veten, ku po punon shumë në mënyrë që të kthehet të luajë futboll, por zyrtarët e klubit nuk dëshirojnë të nguten me lojtarin e tyre.
Trajneri italian i ka rekomanduar lojtarit që të përgatitej për 16 prill në Alianz Arena, por portugezi është këmbëngulës.
Ai thotë se e njeh trupin e tij dhe beson se do të jetë gati për atë ditë, raporton gazeta sportive italiane, tuttosport.
Ndryshe, Ronaldo shënoi tri gola në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit. /Telegrafi/
La prima pagina di #Tuttosport ⤵️
-"#Ajax, io ci sono"
–#Leclerc spacca la #FerrariLeggi le altre notizie su https://t.co/vbhD52I7wI pic.twitter.com/LeXU9P9eFe
— Tuttosport (@tuttosport) April 2, 2019