Karim Benzema ka qenë gjithmonë një tifoz i zjarrtë i brazilianit Ronaldo, dhe nuk është diçka që ai e ka fshehur.
Të dy lojtarët kanë veshur fanellën me Nr.9 në Real Madrid dhe duket se admirimi mes të dyve është reciprok.
Ronaldo, presidenti aktual i Real Valladolid, u pyet se kush beson se është i denjë për çmimin e “Topit të Artë” këtë vit .
“Pa dyshim, kandidati im për ‘Topin e Artë’ është Benzema”.
“Sulmuesi më i mirë në botë, [një] nivel tepër i lartë për 10 vjet dhe një kampion mbi të gjitha. I denjë për çmimin”.
Ceremonia e ‘Topit të Artë’ do të mbahet më 29 nëntor 2021. /Telegrafi/