Site icon Telegrafi

Ronaldo ka më shumë paraqitje në kombëtare se çdo futbollist në histori

Cristiano Ronaldo u bë lojtari me më shumë paraqitje në histori në kombëtare me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Me një total prej 197 paraqitjesh, kapiteni portugez kaloi sulmuesin kuvajtian Bader Al Mutawa, 38-vjeçarin që nuk u thirr për miqësoret e Kuvajtit kundër Filipineve dhe Taxhikistanit.

Ronaldo luajti ndeshjen e tij të parë për Portugalinë në gusht 2003.

Ishte një ndeshje miqësore kundër Kazakistanit dhe ai ka luajtur në të gjitha garat ndërkombëtare që nga Euro 2004.

Ai gjithashtu mban rekordin si golashënuesi më i mirë në ekipin kombëtar me 118 gola.

Ronaldo kombinon dy nga rekordet më mbresëlënëse në futbollin me kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version