Telegrafi

Ronaldo ka paksa pasionin e Maradonës, por Messi nuk ka fare – kështu mendon strategu i Benficas

Trajneri i Benficas, Jorge Jesus ka thënë se Ciristiano Ronaldo është më shumë se Diego Maradinas, pasi Lionel Messi nuk ka pasion për futbollin.

Portugezi është futur në debatin që ka rrethuar futbollin për gati dy dekada, duke thënë se ylli i Juventusit është më shumë se legjenda e futbollit.

Ikona e Argjentinës, Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare në të mërkurën e javës së kaluar, pas një sulmi në zemër.

Lexo po ashtu Koha kur Maradona i ishte përgjigjur në mënyrë brilante debatit Messi - Ronaldo

Jesus ka thënë: “Maradona ishte lojtari më i mirë ndonjëherë, së bashku me Pelen”.

“Pele është ende këtu, është ende gjallë. Maradona ishte më i miri, jo vetëm se ishte një gjeni, por mënyra se si ai e ka treguar talentin e tij. Kjo e bën diferencën për mua”.

“Ai ishte i kalibrit botëror, ai kishte pasion për lojën, ai ishte i lindur për të qenë futbollist, ai ishte i lindur për gjithçka”.

“Sot, nga dy më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo ngjanë më shumë me Maradonën. Messi nuk ka asgjë, ai nuk ka pasion”.

Lexo po ashtu Misteri i pasurisë së Maradonas: Pas pikëllimit - fillon beteja për trashëgiminë

“Messi është një lojtar i mrekullueshëm. Por, kur jemi te pasioni dhe ndjenjat, ai nuk ka asgjë”, ka shtuar më tej trajneri i Benfikës. /Telegrafi/