Telegrafi

Ronaldo ka një dedikim pas fitimit të çmimit nga ‘Goal’

Cristiano Ronaldo ka folur për ‘Goal.com’ pasi iu nda çmimi i më të mirit në botë nga ky portal i madh sportiv.

Sulmuesi portugez ia ka shtuar vetit edhe një çmim individual, por sipas tij, kjo është meritë e shokëve të skuadrës dhe kombëtares.

“Është një nder për të marrë përsëri këtë çmim”, ka thënë Ronaldo për Goal, përcjell Telegrafi.

“Ky çmim shkon për të gjithë shokët e ekipit tim në Madrid dhe të ekipit kombëtar. Ndihem shumë i lumtur dhe shumë krenar”.

“Asgjë nuk është arritur pa ambicie, përpjekje personale dhe pa një ekip të kolegëve dhe punëtorëve të cilët ju mbështesin çdo ditë. Kjo  është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/