Telegrafi

Ronaldo i jep fund një herë e mirë debatit mes CR7 dhe Messit

Ronaldo Nazario da Lima ka zgjedhur më të mirin mes të mëdhenjve të futbollit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, në një intervistë të re.

Debati i ‘GOAT’-it mes Messit dhe Ronaldos vazhdon të zhurmojë teksa çdo dit del një futbollist dhe bën zgjedhjen mes dy lojtarëve.

I fundit është legjenda braziliane, Ronaldo, i cili tashmë i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për Messin dhe Ronaldon.

Por, ai e ka zgjidhur njëherë e mirë debatin në një video të re për Daily Mail, ku iu kërkua të zgjidhte mes Messit dhe Ronaldos.

 

Dy herë fituesi i Kupës së Botës u rreshtua me argjentinasin, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 në Katar, duke thënë shkurtimisht: “Messi”.

Nuk është hera e parë që ish-sulmuesi i Real Madridit, Barcelonës dhe Interit që lavdëron Messin.

Lexo po ashtu ‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori, askush nuk do të mund t’i bënte ballë

Duke folur vitin e kaluar, ‘R9’ emëroi tetë lojtarët më të mëdhenj në histori dhe çuditërisht la jashtë superyllin portugez.

“Unë mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë ku keni Diego Maradona, Messi, Cruyff, Beckenbauer, Pele, Van Basten, Ronaldinho. Unë do të përfshija edhe veten time”, kishte thënë Ronaldo. /Telegrafi/