Cristiano Ronaldo është 34 vjeçar, mirëpo forma e tij vazhdon të jetë e jashtëzakonshme, ndërsa kur luan ai, gjërat duken të lehta për skuadrën.
Syperylli portugez shënoi het-trik në fitoren e kombëtares së tij kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve, ndërsa secili gol ishte më i bukur se tjetri.
Mirëpo, përveç golave, anësori i Juventusit dhuroi edhe spektakël për tifozët e pranishëm në Estadio do Dragao në Porto.
Në disa raste, CR7 i turpëroi futbollistët që i dilnin përpara që t’ia merrnin topin, ndërsa në rrjetet sociale qarkullojnë disa video nga momentet e tilla.
Një veprim të ngjashëm, ai e bëri edhe në rastin e kompletimit të het-trikut, kur e shmangu në mënyrë fantastike Manuel Akanjin dhe e shënoi golin e tretë. /Telegrafi/
Destroyed in 1 min.
CR7 – Switzerland 3:1#UEFANationsLeague #switzerland #portugal #christiano #Ronaldo #cr7 #Hattrick pic.twitter.com/wgTe1RM3IP
— Gkbn (@Gkbn17) June 5, 2019