Telegrafi

“Ronaldo ishte lojtari i 12-të i Portugalisë në finale”

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, e ka lëvduar Cristiano Ronaldon për veprimet e tij në finalen e ‘Euro 2016’ duke e etiketuar si “lojtarin e 12-të të skuadrës”.

Superylli i Real Madridit u detyrua ta lëshonte fushën pas 25 minutash në ndeshjen kundër Francës, në korrikun e vitit të kaluar për shkak të lëndimit të gjurit, mirëpo kombëtarja e tij ia doli të triumfonte me rezultat 1-0.

CR7 nuk mund të luante për shkak të lëndimit

Gjatë gjithë kohës sa zhvillohej loja, 31-vjeçari bënte rolin e një ndihmës-trajneri duke i përkrahur bashkëlojtarët e tij dhe kjo ndihmoi që Eder ta shënonte golin e fitores.

Lexo po ashtu Ronaldo prezanton ‘Topin e Artë’ në Bernabeu, duartrokitje të mëdha për më të mirin e botës (Foto/Video)

“Cristiano luajti rol të madh në finale. Prania e tij në fushë, pasi u largua për shkak të lëndimit, ishte sikur ta kishim lojtarin e 12-të”, ka thënë Santos për Corriere della Sera.

Ka pasur edhe të tillë që i kanë kritikuar veprimet e lojtarit duke thënë se ai përpiqej të tregohej më i rëndësishëm se trajneri.

Jo të gjithë e lëvduan për veprimet e tij

Porse përzgjedhësi i ka heshtur këto fjalë duke thënë se Ronaldo meriton duartrokitje për përpjekjet e tij për frymëzimin e skuadrës. /Telegrafi/