Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke mbajtur sytë tek anësori sulmues i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, të cilin dëshiron ta këtë partner në sulm.
Rashford ka bërë përshtypje të mëdha për Unitedin e Jose Mourinhos këtë sezon, së bashku me kombëtaren e Anglisë.
Paraqitjet e mira të sulmuesit të talentuar anglez kanë rënë në sytë e shumë skuadrave, por edhe lojtarëve që duan ta kenë partner në sulm.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo e vlerëson lart talentin e Rashfordit dhe dëshiron ta ketë bashkëlojtar.
Mediumi spanjoll thekson se portugezi ka miratuar një lëvizje për Rashfordin dhe ia ka propozuar presidentit të Realit, Florentino Perez.
Ronaldo i ka sugjeruar se Rashford do të ishte ideali nëse nuk janë në gjendje të sigurojë nënshkrimin e objektivit të lartë, Harry Kane.
Kampionët e La Ligës e dinë se do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje mbi sulmuesin e Tottenhamit.
Nënshkrimi i Rashfordit mund të thotë se Karim Benzema do të qëndronte në Bernabeu me 19-vjeçarin që do të futej ngadalë në skuadrën e Zinedine Zidanes. /Telegrafi/