Real Madridi ka gjetur epërsinë për të tretën herë brenda takimit nga Malagas.
Është sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar nga afërsia për 3-2.
Goli i Ronaldos erdhi pas një topi të kthyer nga portieri mysafirë, i cili priti penalltinë e portugezit.
Ky gol u shënua në minutën e 76-të të ndeshjes dhe ishte i dyti i Ronaldos në La Liga këtë sezon. /Telegrafi/