Cristiano Ronaldo, i cili fitoi çmimin e tij të pestë të Topit të Artë këtë javë, beson se ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
Sulmuesi i Real Madridit barazoi rekordin e Lionel Messit për tituj individualë për lojtarin më të madh në futboll, duke quar në pesë numrin e Topave të Artë.
Pas pranimit të çmimit, portugezi harroi modestinë duke e cilësuar veten si futbollistin më të mirë në histori të futbollit.
Ronaldo në një intervistë për mediumin francez ka thënë se asnjë lojtar në botë nuk ka arritur atë që ka arritur ai.
“Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, ka thënë fillimisht Ronaldo për revistën që ndan Topin e Artë, France Football.
“Nuk shoh ndonjë që është më i mirë se unë, asnjë lojtar nuk ka arritur gjëra që nuk i kam bërë vetë dhe kam bërë shumë gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë”.
“Nuk ka ndonjë lojtar më të kompletuar se unë dhe besoj se jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit, në momentet e mira dhe të këqija, përfundoi portugezi.
Superylli portugez ka gëzuar 24 muaj të shkëlqyeshëm, duke fituar La Ligën, dy Liga të Kampionëve dhe një kurorë evropiane me Portugalinë. /Telegrafi/