Vazhdon shkëlqimi i Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve edhe pse kësaj radhe shënoi nga pika e bardhë.
Ky ishte goli i 15-të në tetë ndeshjet e fundit në këtë garë.
Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar pesë herë, aq sa ka shënuar edhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.
Nëntë nga 15 golat e fundit ai i ka shënuar para tifozë të tij në Santiago Bernabeu.
Kjo penallti nuk ishte rasti i tij i parë në ndeshje, pasi që kishte gjuajtur disa herë në portë.
Ai goditi edhe shtyllën pas harkimit të Achraf Hakimit.
Ronaldo mbetet shënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 11o gola. /Telegrafi/