Telegrafi

Ronaldo godet Barcën: Mendoni për mua edhe kur festoni titujt

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka goditur në shenjë rivalët e tij të Barcelonës.

Ronaldo është pyetur se si është ndjerë kur Pique e përqeshi atë duke e kopjuar qëndrimin në foton e ekipit.

Voto në sondazh: Reali apo Atletico, kush e fiton Ligën e Kamponëve

“Edhe kur fitojnë ata mendojnë për mua. Keq apo mirë, ata flasin për mua. Por, unë nuk kam asnjë problem me Piquen”, mësohet të ketë thënë Ronaldo.

Cristiano dhe Pique tradicionalisht kanë pasur problem me njëri-tjetrin dhe shkëmbim fjalësh e gjestesh jo sportive. /Telegrafi/