Telegrafi

Ronaldo futet në mesin e lojtarëve që janë kritikuar ashpër ndër vite për formën e tyre

Nuk është më asgjë e re që yjet më të mëdhenj të botës mund të veçohen për disa nga kritikat më të ashpra dhe Cristiano Ronaldo nuk është përjashtim këtë javë.

Sulmuesi portugez po merr kritika publike për eliminimin e Juventusit nga Porto për shkak të gabimit të tij të kushtueshëm në Ligën e Kampionëve.

Duke vepruar kështu, Ronaldo bashkohet në listën me lojtarët që janë kritikuar ndër vite.

Gonzalo Higuain

Përkundër një CV mbresëlënëse që përmban në një mori klubesh të larta ku ka luajtur, sulmuesi argjentinas ka qenë i rrënuar me akuza për dështim gjatë gjithë karrierës së tij.

Lionel Messi

Kur gjërat nuk shkojnë mirë për ekipin kombëtar, megjithatë, është bashkëkombësi i El Pipitas, Leo Messi ai që merr fajin dhe ylli i Barcelonës ka folur në të kaluarën se është lodhur nga ato gjëra.

David Beckham

Beckham ndjeu zemërimin e një kombi kur goditja e tij hidhëruese ndaj Diego Simeones dhe largimi nda ndeshja, derisa u fajësuar për eliminimin e Anglisë nga Franca në vitin 1998.

Mesut Ozil

Mesfushori u largua nga ekipi kombëtar gjerman për racizmin e pretenduar brenda federatës dhe ai nuk ishte i huaj për kritikat ekstreme.

James Rodriguez

Nga një javë në javën tjetër James lëkundet midis vlerës dhe kritikave të ashpra, derisa ky sezon ka qenë pak më ndryshe.

Gerard Pique

Ai ende nuk është zëvendësuar në ekipin kombëtar, por kritikët e tij të ashpër e dëbuan atë dhe ai u tërhoq nga futbolli me kombëtare në vitin 2018 duke thënë se nuk e shihet më vetën në futbollin me Spanjën.

John Terry

Ish-lojtari i Chelseat, i kishte pothuajse kundër vetës, duke humbur shiritin e kapitenit te Anglia, pasi kishte një lidhje me gruan e një shoku të ekipit. /Telegrafi/