Telegrafi

Ronaldo flet rreth situatës së fundit të Neymarit: Mendoj se do të qëndrojë në PSG

Cristiano Ronaldo dhe Neymar kanë një respekt të madh për njëri-tjetrin dhe në kohën e lirë shihen në shoqëri të njëri-tjetrit.

Portugezi i Juventusit është jashtëzakonisht i impresionua me aftësitë e futbollistit brazilian, por sulmuesi 27-vjeçar i PSG-së nuk di as se ku të shkojë.

Në klubin francez, ai bëri luftë me pothuajse të gjithë, kështu që ka të ardhme të pasigurt. Ai lëndohet vazhdimisht ndërsa po fantazon për një kthim te Barcelona.

U përmend se mund të shkonte te Juventusi. Portugezi me përvojë i dha disa këshilla brazilianit, por nuk ka zbuluar të ardhmen e lojtarit.

“Unë nuk e di se ku do të luajë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe kam shoqëri të shkëlqyeshme. Kam shumë fjalë të mira për të, nga koha te Reali, Barcelona, Juventusi. Unë mendoj se do të qëndrojë në Paris , dhe nëse jo, ai do të shkojë atje ku është i lumtur dhe ku mund të prezantojë futbollin e tij”, tha Ronaldo për Marcan.

“Shpresoj që dëmtimet do ta anashkalojnë sepse ka pasur shumë dhe kjo sigurisht e shqetëson atë. Unë jam i shqetësuar sepse më pëlqen se si luan ai djalë. Pavarësisht se ku luan, është e rëndësishme që të kujdeset për veten dhe që të mos ketë lëndime”, tha sulmuesi.

Ronaldo, natyrisht, e di se çfarë po thotë. Në moshën 34-vjeçare ka një fizik shumë më të fuqishëm se shumë kolegë, përfshirë tek Juventusi. /Telegrafi/