Site icon Telegrafi

Ronaldo flet pas akuzave për përdhunim: E vërteta do të dalë në shesh

Cristiano Ronaldo (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka folur për skandalin që në kohën e fundit është i lidhur për akuzat në lidhje me përdhunim.

Modelja Kathryn Mayorga, 34-vjeçare, e ka akuzuar sulmuesin e Juventusit se e kishte përdhunuar më vitin 2009 në një hotel në Las Vegas.

Ronaldo me bashkëlojtarët në Old Trafford (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

33-vjeçari ka folur 24 orë para përballjes me Manchester Unitedin.

Lexo po ashtu Lajmet për Cristiano Ronaldo

“E di që jam shembull brenda dhe jashtë fushës”.

“Gjithmonë qesh, jam njeri i lumtur. Luaj në një klub fantastik, kam familje fantastike. Kam katër fëmijë, jam i shëndoshë – kam gjithçka, andaj tjerat nuk më pengojnë”.

https://twitter.com/Cristiano/status/1050810957621055488

“Nuk do të gënjej për situatën. Jam shumë i lumtur. Avokatët e mi janë të sigurt dhe sigurisht edhe unë”.

“E shijoj futbollin, jetën time. Kam njerëz që kujdesen për jetën time dhe sigurisht e vërteta gjithmonë del në rend të parë”, ka thënë Ronaldo.

Ka qenë gazeta gjermane ‘Der Spiegel’, që e ka publikuar lajmin dhe se shkruante se modelja ishte paguar 375 mijë dollarë për të heshtur. /Telegrafi/

Exit mobile version