Cristiano Ronaldo ka folur në një intervistë për rivalitetin me Lionel Messin, duke insistuar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me argjentinasin.
Dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave patën një betejë për pothuajse dy dekada, ku Ronaldo fitoi pesë herë Topin e Artë, teksa Messi e fitoi tetë herë.
Që të dy kanë fituar kampionatin në Spanjë dhe në Evropë – në Angli, Itali dhe Francë, teksa kanë fituar edhe me kombëtare, me Ronaldon që u shpall fitues i Kampionatit Evropian ndërsa Messi i Kupës së Botës.
Në një intervistë për La Sexta, Ronaldo sqaroi se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me Messin, pavarësisht debateve të shumta nga tifozët e të dyve.
“Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Messin, përkundrazi”, ka thënë Ronaldo.
Kur u pyet nëse bota do të sheh ndonjëherë ndonjë lojtar profesionist që arrin shifrat e Messit dhe Ronaldos, portugezi tha se kjo është pak e mundur.
“Shpresoj që po, do të ishte e mirë për futbollin, por mendoj se ka pak gjasa”, përfundoi ai.
Messi aktualisht si 37-vjeçar po luan tek Inter Miami, teksa Ronaldo i cili do të mbushë 40 vite më 5 shkurt, po tenton të arrijë shifrën e 1000 golave në karrierë me Inter Miamin./Telegrafi/