Telegrafi

Ronaldo: Finalja nuk është e lehtë asnjëherë, gjasat me Juven janë 50-50

Cristiano Ronaldo thotë se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit do të jetë me shanse 50-50.

Skuadra Los Blancos rezervuan vendin e tyre në përballjen e Cardiffit së bashku me Zonën e Vjetër duke mposhtur rivalët e Atletico Madrid me rezultat përfundimtar 4-2.

Lexo po ashtu CR7: Ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve, por edhe La Ligan

Duke folur për L’Equipe, portugezi pranoi se skuadra e tij nuk e ka të lehtë në finale, edhe pse ka besim që klubi nga Bernabeu do ta fitoj një kurorë të tretë evropiane në katër vjet.

“Finalja nuk ka qenë kurrë e lehtë për ne”, ka thënë fillimisht Ronaldo për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Ne duhet të luftojmë deri në fund dhe ekipi është në formë të mirë, finalja është 50-50, kemi një skuadër të shkëlqyer, e tregojmë çdo javë në çdo ndeshje”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Falë edhe Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo hyn në histori të Ligës së Kampionëve

“Ekipi ynë është shumë i kompletuar dhe tani duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve”.

“Personalisht, jam gjithmonë i gatshëm për ndeshjet kyçe si i gjithë ekipi. Jam përgatitur mirë për fundin e sezonit dhe do të shohim se si do ta dalë”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/