Site icon Telegrafi

Ronaldo falënderon Luigi Simonin: Ti ishe dirigjenti, ne orkestra

Luigi Simoni dhe Ronaldo në vitin 1997 (Foto: AP/Luca Bruno)

Me rastin e vdekjes së Luigi Simonit, Fenomeni Ronaldo e ka falënderuar trajnerin që e ka mësuar shumë më tepër sa që kishte imagjinuar.

Sezoni më i mirë i brazilianit te Interi ishte nën drejtimin e strategut italian në edicionin 1997/1998 kur i shënoi 34 gola në të gjitha garat dhe e fituan Kupën UEFA.

“Gigi Simoni nuk ishte vetëm trajner për mua. Kur e kujtoj sot, e kujtoj si një njeri të mençur dhe të mirë, i cili nuk të detyronte të bësh gjëra”.

Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë trajneri Luigi Simoni që drejtoi Interin dhe Lazion

“Në vend të kësaj, ai të shpjegonte se pse këto gjëra ishin të rëndësishme. Mendoj për një mësues, njësoj si në këtë fotografi që e kemi bërë për Krishtlindje: Ai ishte dirigjenti, ne ishim orkestra”.

“Kështu e mbaj mend, me atë buzëqeshje, zërin e qetë, këshillat e vlefshme. Është dashur dhe kemi mundur të fitonim më shumë, por fituam bashkë, gjërat që gjithmonë na tregonte”.

“Faleminderit trajner, më ke mësuar shumë më tepër sesa që ke mundur të imagjinosh”, ka shkruar Ronaldo në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version