Telegrafi

“Ronaldo është një vit drite larg Messit”

Cristiano Ronaldo është shumë përpara të gjithë futbollistëve të tjerë në botë.

Kështu së paku mendon bashkëlojtari i CR7, Pepe, i cili zbulon edhe disa karakteristika të Ronaldos

“Njerëzit si Cristiano Ronaldo janë unikë, ata janë të bekuar nga Zoti”, ka thënë ai në një intervistë për Federatën Portugeze të Futbolllit, ku shtoi “Zoti e dinte se mund të ishte më i miri në historinë e futbollit”.

“Cristiano është vit drite larg të gjithë të tjerëve. Është person i qetë, shumë punëtor dhe i sinqertë”, ka thënë Pepe për Ronaldon.

Kujtojmë se 31 vjeçari ktë sezon ka shënuar 43 herë në 41 paraqitje në të gjitha garat dhe të shtunën është bërë lojtari i parë në historinë e La Liga që ka shënuar 30 gola në gjashtë kampionate të njëpasnjëshme në ligën elitare spanjolle. /Telegrafi/