Telegrafi

“Ronaldo është një kampion i madh, por mund të jetë i bezdisshëm” – trajneri i Hungarisë i zhgënjyer me yllin portugez

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi ka akuzuar yllin portugez, Cristiano Ronaldo, për festime të bezdisshme, edhe pse e cilësoi fillimisht si një ‘kampion i madh’.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka gjetur shpeshherë rrjetën në ndeshjet e grupeve në Euro 2020, duke e parë atë të bëhet golashënuesi kryesor me kombëtare i të gjitha kohërave.

Dy nga ato gola erdhën në një fitore 3-0 ndaj Hungarisë dhe trajneri Rossi mbeti i zhgënjyer kur pa 36-vjeçarin që festoi si i çmendur golin e shënuar nga penalltia.

Lexo po ashtu ESPN zgjedh formacionin më të mirë të fazës së grupeve në Euro 2020

Sipas Rossit, festa e Ronaldos ishte e bezdisshme dhe sikurse sapo kishte siguruar trofeun e Kampionatit Evropian për vendin e tij.

“Ronaldo është një kampion i madh, por nganjëherë ai mund të jetë i bezdisshëm”, ka thënë fillimisht Rossi për Gazzetta dello Sport.

“Pas penalltisë me ne ai festoi sikur të kishte shënuar në finale. Njerëzit i vërejnë këto gjëra”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/