Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – ka thënë lojtari i dikurshëm i Manchester Unitedit, Gary Neville, duke e pozicionuar portugezin para Lionel Messit.
Superylli i Djajve të Kuq bëri një rikthim sensacional në Teatrin e Ëndrrave duke shënuar dy gola në debutimin e tij kundër Newcastle United (4-1).
Ndërsa në një analizë më të fundit, ish-mbrojtësi i Unitedit e ka vënë në pah fleksibilitetin superior të CR7 ndaj superyllit të Paris Saint-Germainit.
https://twitter.com/SkySportsPL/status/1437485805119885317
“Shikoni, nuk ka dyshim se Messi ka shënuar një numër të madh golash. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. (Por) Ronaldo ka shënuar ndoshta 30 apo 40 për qind me këmbën e gabuar dhe ka realizuar më shumë penallti”.
“Prandaj, kjo më ka sjellë në një pikë për të thënë se ai është më i kompletuar në pjesën më të rëndësishme të futbollit”
“Elementi që e çon akoma më lart është rekordi me përfaqësuese, për më së shumti gola se kushdo tjetër. Fakti se i ka fituar pesë Liga të Kampionëve me skuadrat që nuk kanë qenë aq të mira sa ekipi i Messit…”.
“Messi ka fituar më shumë tituj të Ligës me ekipin e Barcelonës, por mendoj se rekordi i golave me përfaqësuese dhe në Ligën e Kampionëve, duke iu bashkuar edhe golave të ndryshëm që i shënon… më bën të mendoj, se ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Neville për Sky Sports. /Telegrafi/