Telegrafi

Ronaldo është lojtari i parë që arrin më së shumti fitore në top pesë ligat evropiane – Messi është larg portugezit

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari me më së shumti fitore që nga viti 2000 në top pesë ligat evropiane.

Ylli portugez ka arritur që të shënojë 400 triumfe deri më tani në karrierën e tij, duke lënë kështu pas rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messin.

Argjentinasi është në vendin e dytë me 366 fitore, duke qëndruar kaq larg me 35-vjeçarin.

Në vendin e tretë është legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, që ka shijuar 350 triumfe, e që njihet si njëri ndër portierët më të mirë në histori.

Duket se në këtë rrafsh, vëmendja është te Ronaldo dhe Messi, që kanë pushtuar futbollin për gati dy dekada.

Dyshja kanë fituar në këto vite çdo trofe të mundshëm ekipor e individual, derisa cilësohen si dy më të mirët në histori të futbollit, edhe pse ende vazhdon debati se kujt i takon epiteti i më të mirit. /Telegrafi/