Telegrafi

Ronaldo është i gatshëm për “el Clasicon” e parë të sezonit

Barcelona dhe Real Madrid do të hapin sezonin e ri futbollistik spanjoll.

Katalonasit do të mirëpresin në Nou Camp madrilenët në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Por, të gjitha sytë janë drejtuar drejt Cristiano Ronaldos, i cili nuk dihej nëse është i gatshëm të luajë për “el Clasico” e parë zyrtare të këtij viti.

Megjithatë, Zinedine Zidane ka pohuar se sulmuesi portugez është i gatshëm për sfidën e nesërme, e cila fillon në ora 22:00.

“Gjithkush dëshiron të luajë dhe kjo është e mirë, por unë kam për të zgjedhur. Cristiano është gati, është në rregull. Ai ka pasur një pushim, kaloi pesë ditë këtu, por ka djersitur shumë në këtë kohë dhe është i gatshëm për të luajtur me ne”, tha Zidane.

Theksojmë se takimi i dytë do të zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/