Cristiano Ronaldo i ka fituar dy çmime në ceremoninë ‘Globe Soccer Awards’ që u zhvillua në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Superylli i Juventusit u shpall lojtari i vitit, si edhe e fitoi çmimin për golin më të bukur.
Në momentin e marrjes së çmimeve, 33-vjeçari deklaroi se ëndërron të fitojë më shumë trofe të rëndësishme me Bianconerët në vitin 2019.
HE Mattar Al Tayer, Vice Chairman of DSC, awarding Cristiano Ronaldo winner of the Best Player Award, at the 10th Dubai #GlobeSoccer Awards held in line with the #DubaiISC13 pic.twitter.com/5EG2fCjGF2
— Dubai Sports Council (@DubaiSC) January 3, 2019
“Është një nder të marrësh këtë trofe. Dua ta falënderoj familjen time, të dashurën time, djalin tim, miqtë e mi, Jorge Mendesin dhe gjithë stafin”.
“Edhe pse ka qenë një vit i vështirë, kam fituar shumë trofe, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, ashtu që ishte përsëri një vit i pabesueshëm”.
“Tash, 2019 është një vit i ri, ëndërroj të fitoj shumë trofe të rëndësishme për Juventusin që është klubi im i ri”.
.@Cristiano is awarded Best Player Of The Year, as well as also taking home tonight, The Globe Soccer 433 Fans' Award! 🏆🏆#GlobeSoccer #ForzaJuve pic.twitter.com/5RmUnMKEPU
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 3, 2019
“Jam një person që më pëlqejnë sfidat, prandaj jeta ime e re është në Torino dhe dua të fitoj sa më shumë që mundem”, ka deklaruar Ronaldo.
Portugezi u transferua gjatë verës te Juve dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie A, derisa skuadra e tij vazhdon rrugëtimin për një tjetër titull në Itali. /Telegrafi/