Site icon Telegrafi

Ronaldo ende pa gol në ndeshjet zyrtare me Al Nassr, skuadra e tij eliminohet nga Superkupa

(Foto: Getty Images)

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, e ka zhvilluar ndeshjen e dytë zyrtare me klubin e tij të ri, Al-Nassr.

Kësaj radhe, 37-vjeçari dhe skuadra e tij kanë luajtur në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, ku janë mposhtur nga Al-Ittihad (3-1).

Ashtu sikurse në sfidën e parë në Saudi Pro League kundër Ettifaq, CR7 nuk ia doli të shënonte as në sfidën e Superkupës, ndërkohë që rastet e krijuara në drejtim të tij nga bashkëlojtarët ishin të pakta.

(Foto: Getty)

Ronaldo e pati një mundësi të hershme, ndërkohë që ekipi kundërshtar e zhbllokoi rezultatin me anë të Romarinhos (15’).

Mundësia e dytë për Cristianon erdhi kah fundi i fraksionit të dytë kur goditi me kokë, por portieri e ndali topin, menjëherë pas erdhi goli i dytë i Al-Ittihad përmes Abderrazak Hamdallah (43’).

(Foto: Getty Images)

Një gjuajtje e lirë e CR7 shkoi mbi portë, kurse më vonë Anderson Talisca e riktheu ekipin e Al Nassr në lojë me një gol të bukur (67’).

Derisa Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij nuk mund të bënin më shumë, Al-Ittihad e realizoi edhe golin e tretë me anë të Muhannad Shanqeeti (90’+4) për t’u kualifikuar në finale të Superkupës së Arabisë Saudite, ku do të luajnë përballë Al Feiha. /Telegrafi/

Exit mobile version