Telegrafi

Ronaldo ende pa gol në La Liga, Zidane i zhgënjyer me të

Zinedine Zidane ka pranuar se është pak i zhgënjyer për Cristiano Ronaldon pasi ai nuk arriti të gjejë rrjetën në La Liga edhe një herë.

Sulmuesi portugezi siguroi një asistim për Iscon gjatë fitores 2-0 të së dielës në Espanyol, por nuk arriti të shënojë në ndeshjen e tretë radhazi të ligës.

Lexo po ashtu Kane barazon rekordin e Ronaldos për gola të shënuara në Ligën Premier (Foto)

Por, problemi qëndron se Ronaldo deri më tani nuk ka asnjë gol të shënuar në kampionat dhe kjo është paksa shqetësuese, por Zidane shpreson që fati të ndryshojë.

“Ne jemi pak të zhgënjyer për të”, ka thënë Zidane për emisionin e Movistar për Casa Del Futbol pas ndeshjes.

Edhe Ronaldo i frustruar pas mungesës së golave!

“Ai nuk është i lodhur, në fakt është e kundërta pasi ai ka humbur një numër të madh ndeshjes pas dënimit nga federata”.

Lexo po ashtu Sa i pafat Ronaldo, statistikë negative nga portugezi në La Liga

“Megjithatë, ky është futboll – ai nuk ka shënuar ende në La Liga, por asistimi i tij ndaj Isco ishte i pabesueshëm”.

“Ne shpresojmë që fati i tij të ndryshojë në ndeshjen e ardhshme përpara golit”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/