Telegrafi

Ronaldo e përuroi aeroportin me emrin e tij, por statuja e portugezit është bërë sensacion në internet (Foto)

Cristiano Ronaldo sot (e mërkurë) ka përuruar aeroportin me emrin e tij në Madeira të Portugalisë, ky është edhe qyteti i tij i lindjes.

Por, e gjitha vëmendja në internet dhe posaçërisht në rrjetet sociale është kthyer te statuja e yllit portugez.

Foto: AFP

E gjitha kjo pasi ajo nuk është realizuar aspak mirë dhe nuk i ngjason shumë yllit të Real Madridit.

Lexo po ashtu Ronaldo përuron aeroportin me emrin e tij në qytetin e lindjes (Foto)

32-vjeçari tashmë ka një muze dhe hotel me emrin e tij në qytetin e lindjes, ndërsa më poshtë keni disa shaka që janë bërë me statujën në internet. /Telegrafi/