Telegrafi

Ronaldo e kishte telefonuar Perezin se po vinte për El Clasico – më pas shpërtheu rrëmuja në Santiago Bernabeu

Të premten e kaluar, Florentino Perez kishte marrë një thirrje të papritur. Seria A sa kishte suspenduar derbin D’Italia, derisa Cristiano Ronaldo kishte menduar se ishte koha e përshtatshme që të rikthehej në Santiago Bernabeu, pas nëntë vitesh të kaluara.

Për ta shikuar një El Clasico në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, është një mundësi një herë në jetë, gjersa për yllin 35-vjeçar ky ishte shansi i tij shkaku i raporteve të tij me Los Blancos.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte larguar nga Santiago Bernabeu për më shumë se dy vite, për të kaluar te Juventusi, e që ajo gjë u la shije të hidhur tifozëve spanjollë.

Por, Ronaldo u rikthye që ta shikonte Real Madridin derisa mori fitore 2-0 ndaj rivalit të përbetuar, mirëpo në prapaskenë kishte ndodhur diçka tjetër.

Marca raporton se portugezi kishte telefonuar Perezin se do të ishte i pranishëm në El Clasico, madje presidenti kishte mbetur i befasuar.

Më pas, ai e kishte lejuar vizitën e tij, por stafi nuk ishte në dijeni dhe u munduan të mos e lejonin prezencën e tij në stadium, sidomos në pjesën e ulur me xhama, aty ku ulen lojtarët jo aktiv dhe që nderohen nga klubi.

Ronaldo kishte arritur në stadium dhe tentohej që mos të vërehej shumë, e për fat të keq të tij, e gjitha u kuptua para se të hynte në Bernabeu.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e para të festë së Ronaldos në Bernabeu në golin e Viniciusit ndaj Barcelonës në El Clasico

Tifozët filluan ta fotografonin atë dhe lajmi për prezencën e tij kishte arritur edhe te ish-bashkëlojtarët e tij.

Përkrahësit madrilenë ishin tejet të gëzuar me praninë e tij dhe e fotografonin nga tribunat, gjersa ai qëndronte i qetë me dy miqtë e tij përkrah.

Edhe lojtarët e Real Madridit kishin nderim për të, derisa Vinicius Junior që shënoi golin e parë të takimit, festoi në mënyrën e portugezit dhe përshëndeti atë nga fusha.

Duket se klubit spanjoll ende i dhembë largimi i tij para më shumë se dy vitesh dhe u munduan të ndalonin hyrjen e tij në Snatiago Bernabeu, për dallim nga Florentino Perez që kishte lejuar hyrjen e tij edhe pse në mediat spanjolle më parë raportohej se raportet mes tyre nuk ishin aspak të mira. /Telegrafi/