Të premten e kaluar, Florentino Perez kishte marrë një thirrje të papritur. Seria A sa kishte suspenduar derbin D’Italia, derisa Cristiano Ronaldo kishte menduar se ishte koha e përshtatshme që të rikthehej në Santiago Bernabeu, pas nëntë vitesh të kaluara.
Për ta shikuar një El Clasico në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, është një mundësi një herë në jetë, gjersa për yllin 35-vjeçar ky ishte shansi i tij shkaku i raporteve të tij me Los Blancos.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte larguar nga Santiago Bernabeu për më shumë se dy vite, për të kaluar te Juventusi, e që ajo gjë u la shije të hidhur tifozëve spanjollë.
Por, Ronaldo u rikthye që ta shikonte Real Madridin derisa mori fitore 2-0 ndaj rivalit të përbetuar, mirëpo në prapaskenë kishte ndodhur diçka tjetër.
Marca raporton se portugezi kishte telefonuar Perezin se do të ishte i pranishëm në El Clasico, madje presidenti kishte mbetur i befasuar.
👀 Cristiano Ronaldo est dans les tribunes pour assister au match #ElClasico pic.twitter.com/qzoO6yrQZm
— Foot Mercato (@footmercato) March 1, 2020
Më pas, ai e kishte lejuar vizitën e tij, por stafi nuk ishte në dijeni dhe u munduan të mos e lejonin prezencën e tij në stadium, sidomos në pjesën e ulur me xhama, aty ku ulen lojtarët jo aktiv dhe që nderohen nga klubi.
Ronaldo kishte arritur në stadium dhe tentohej që mos të vërehej shumë, e për fat të keq të tij, e gjitha u kuptua para se të hynte në Bernabeu.
Tifozët filluan ta fotografonin atë dhe lajmi për prezencën e tij kishte arritur edhe te ish-bashkëlojtarët e tij.
Përkrahësit madrilenë ishin tejet të gëzuar me praninë e tij dhe e fotografonin nga tribunat, gjersa ai qëndronte i qetë me dy miqtë e tij përkrah.
https://twitter.com/BlancoTalks/status/1234248135985242112
Edhe lojtarët e Real Madridit kishin nderim për të, derisa Vinicius Junior që shënoi golin e parë të takimit, festoi në mënyrën e portugezit dhe përshëndeti atë nga fusha.
Duket se klubit spanjoll ende i dhembë largimi i tij para më shumë se dy vitesh dhe u munduan të ndalonin hyrjen e tij në Snatiago Bernabeu, për dallim nga Florentino Perez që kishte lejuar hyrjen e tij edhe pse në mediat spanjolle më parë raportohej se raportet mes tyre nuk ishin aspak të mira. /Telegrafi/