Telegrafi

Ronaldo e kalon Juventusin në epërsi, vetë e nxjerrë penalltinë dhe e kthen në gol

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në Camp Nou, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve.

Ishte minuta e 12-të kur Juve organizoi një aksion të bukur me Cristiano Ronaldon që u fut në zonë.

Ai u pengua nga një mbrojtës dhe gjyqtari i takimit vendosi për penallti.

 

Nga pika e bardhë ishte i saktë Ronaldo që tundi rrjetën e Ter Stegen për 1-0.

Juventusit i duhet fitore e thellë prej 3-0 që ta rrëmbejë vendin e parë në grup. /Telegrafi/