Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit që në këtë verë ta transferojë Romelu Lukakun nga Manchester Unitedi, bëjnë të ditur mediat angleze dhe ato italiane.
Sulmuesi belg nuk është i lumtur te Djajtë e Kuq, andaj po lidhet me një largim nga Old Trafford në këtë afat kalimtar veror. Antonio Conte po e konsideron sulmuesin si prioritetin e tij kryesor për sulmin te Interi, mirëpo Zonja e Vjetër mund ta rivalizojë.
Skuadra angleze thuhet se është e gatshme që ta shesë Lukakun, por vetëm nëse pranon një ofertë rreth 89 milionë euro.
The Sun raporton se 26-vjeçari është shumë afër të largohet nga Liga Premier, derisa Djajtë e Kuq po shikojnë alternativa të tjera për sulmin.
Sipas mediave, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar nga Binaconerët që belgu të transferohet në Torino.
Në sezonin e kaluar, Ronaldo arriti që të shënonte 21 gola në 31 paraqitje në ligën italiane, mirëpo në sezonin e ri thuhet se dëshiron të luajë me Lukakun. /Telegrafi/