Cristiano Ronaldo ka qenë prezent në Bernabeu në ndeshjen kthyese të Superkupës.
Edhep se ai nuk ishte prezent në fushë, mungesa e tij nuk u ndje aspak.
Ronaldo shfaqi gëzimin nga tribunat, duke iu gëzuar golave dhe fitores.
Pas triumfit ai zbriti në fushë me djalin e tij Cristiano Jr, me të cilin edhe pozoi me trofeun e Superkupës.
Gëzimin CR7 e shprehu në rrjetin social Instagram ku edhe e publikoi pozën në fjalë.
Ronaldo do të mungojë pesë ndeshje për shkak të suspendimit. /Telegrafi/