Telegrafi

Ronaldo: E dija që kalimi në Arabinë Saudite do të hapte derën edhe për shumë të tjerë – tani edhe Benzema erdhi

Cristiano Ronaldo u kthye në Madrid për të prezantuar biznesin e tij të ri, por u ndal të fliste është për kampionatin ku luan.

Lojtari i klubit saudit i Al Nassr, i cili ishte ai që hapi disi derën për pjesën tjetër të futbollistëve që tani po shkojnë në Arabi, foli edhe për këtë aspekt.

” E dija se shkuarja në Arabi do të hapte kutinë. Nuk gabova, jam i sigurt që pas dy ose tre vjetësh do të jetë një nga ligat më të rëndësishme në botë”.

“Karim (Benzema) shkoi, por dhe shumë të tjera do të shkojnë”, ka thënë Cristiano në prezantimin e tij.

Ai foli edhe për ish-skuadrën e tij, Real Madridin, kur u pyet për mungesën e BBC-së pasi edhe Benzema u largua nga klubi.

Lexo po ashtu Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

“Jam i sigurt se Real Madridi do të fitojë edhe shumë Liga të Kampionëve”, ka thënë portugezi./Telegrafi/