Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë një gol të bukur në përballje me Milanin, duke ngritur epërsinë e Juventusit në 2-0.
Adrien Rabiot e shënoi golin e parë për Juventusi në minutën e 47-të të ndeshjes, ndërsa nuk ka vonuar shumë as goli i dytë për këtë skuadër.
Juan Cuadrado dërgoi një top të gjatë drejt zonës së Milanit, ku e gjeti Ronaldon, i cili i vetëm me Donnaruman shënoi për 2-0.
Cristiano Ronaldo yet again. 26 goals now in the Serie A. Machine pic.twitter.com/XhJcfcayXK
— Carlo? (@losblancocarlo) July 7, 2020
Ky ishte goli i 26-të i Ronaldo në këtë kampionat.
Milani ka arritur të ngushtojë epërsinë e bardhezinjëve (62’), pasi riktheu në gol një penallti të akorduar pas një prekje me dorë nga Leonardo Bonucci (2-1).
GOL : ZLATAN IBRAHIMOVIC #milan #Juventus #Ibrahimovic #MilanJuve pic.twitter.com/fbVMgAqOly
— Touchline (@touchline_fm_) July 7, 2020
Ndeshja mbetur e hapur dhe pritet të jetë e fortë në minutat e mbetura. /Telegrafi/